Kovaçevski: “Nuk jemi në qorrsokak, deri më sot nuk kemi pasur asnjë ditë pa rrymë”

Nuk është në qorrsokak as shteti, as qytetarët as qeveria, të vetmit që janë në qorrsokak janë opozita, kështu në konferencën e sotme për shtyp iu përgjigj kritikave të opozitës për menaxhim me krizën energjetike kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri thotë se prodhimi i energjisë elektrike nga EMV është rritur për 25 për qind, ndërsa theksoi se EMV ka mbuluar 100% nevojat e tregut të rregulluar.

“Të mos harrojmë, që deri më tani ne nuk kemi pasur asnjë ditë pa energji elektrike në shtet edhe pse në rajon kishte shtete që kishin restrikcione deri në 6 orë gjatë ditës, e dyta, rreth energjisë për ngrohje, si në sezonin e kaluar, duke marrë parasysh që opozita në nivel shteti, që është pushtet në nivel lokal, edhe në Qytetin e Shkupit, refuzoi të menaxhojë me ngrohjen e qytetarëve të Shkupi, të njëjtën e bëri Qeveria”, tha Kovaçevski.