Kovaçevski: Njoftojmë zbatimin përfundimtar të vettingut për gjyqtarët dhe verifikimin e origjinës së pasurisë për të gjithë zyrtarët

Dua t’ju njoftoj për një luftë përfundimtare, vendimtare dhe pa kompromis kundër korrupsionit, në të gjitha nivelet, theksoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski nga tubimi parazgjedhor i LSDM-së dhe Koalicionit për Ardhmëri Evropiane në Zelenikovë.

Kovaçevski paralajmëroi zbatimin përfundimtar të vettingut të gjyqtarëve dhe verifikimin e origjinës së pasurisë për të gjithë zyrtarët.

Premtoj se askush, asnjë zyrtar, drejtor, deputet, udhëheqës nuk do të kursehet pavarësisht se nga cila parti politike apo jo politike vijnë! Ne presim reforma serioze në gjyqësor, nga vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve deri te kontrollimi i prejardhjes së pasurisë së të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim – theksoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski nga tubimi parazgjedhor në Zelenikovë.