Kovaçevski: Në mandatin tim të dytë si kryeministër, paga mesatare do të jetë 1.000 euro, ndërsa minimalja 600 euro

Në mandatin tim të dytë si kryeministër, do të punojmë që ta arrijmë pagën mesatare deri në mbi 1.000 euro dhe pagën minimale 600 euro, dhe ju siguroj se me politikat e duhura është e arritshme, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski mbrëmë në Shtip në një fjalim gjatë hapjes së shtabit promovues të LSDM-së.

“Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski thotë se LSMD ka bërë ndryshim sistematik afatgjatë edhe për rritjen e pensioneve, sipas tij, pensioni mesatar sot është për 6.400 denarë më i lartë në krahasim me vitin 2016 ndërsa pensioni minimal për pothuajse 50% më i lartë.

“LSDM-ja mundësoi që pensionistët mesatarisht të marrin 6.000 denarë më shumë”, shtoi Kovaçevski.