Kovaçevski: Në mandatin e ardhshëm do ta anëtarësojmë vendin në BE

Në zgjedhjet parlamentare fitues do të jetë koalicioni pro-evropian, dhe unë do të jem përfaqësues i asaj qeverie, dhe me atë qeveri pro-evropiane, në mandatin e ardhshëm Maqedonia e Veriut do të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Fokus.

“Ky është premtimi im, dëshira e shumicës së qytetarëve tanë, të cilin unë e marr përsipër ta përmbush për të mirën e gjithë popullit tonë. Ne shtrënguam duart me të gjitha forcat pro-evropiane, demokratike, dera është e hapur, për të arritur qëllimin e përbashkët – Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i BE-së. Narrativat nacionaliste janë të rezervuara për ata që nuk kanë asgjë tjetër për të ofruar, që nuk kanë vizion, asnjë ide, asnjë program. VMRO-DPMNE sundoi kështu për 11 vjet, është legjitime të mendohet se do të përdorin përsëri narrativa nacionaliste.Por mendoj se shoqëria nuk do t’i pranojë, tashmë është parë se sa transparente dhe të dëmshme janë”, shtoi Kovaçevski.
Në intervistë kryeministri Kovaçevski foli edhe për frontin evropian, i cili si iniciativë është nisur vitin e kaluar dhe qëllimi i të cilit është bashkimi i vendit rreth rrugës evropiane.