Kovaçevski: Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nuk është sekret shtetëror, por nuk e tregojmë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Marrëveshja e qeverisë me kompaninë “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d nuk është sekret shtetëror por ka një shkallë besueshmërie. Kovaçevski tha se marrëveshjen do t`ua jep vetëm institucioneve, dhe jo opinionit të gjerë.

“Kur Prokuroria do ta kërkojë marrëveshjen, do ta marrin konform procedurave për shkak se ka shkallë besueshmërie. Bëra edhe një thirrje, ndoshta për të pestën herë e përsëris. U bëj thirrje Qeverive të SHBA-ve dhe Turqisë të thonë nëse dikush prej tyre apo kompanive nga vendet e tyre ka kërkuar diçka lidhur me këtë project. Përse? Për shkak se opozita akuzaon se dikush ka dashur që përmes këtyre kompanive të realizojë përfitime të caktuara dhe për këtë shkak u bëj thirrje që të japin qëndrimin”.

Kryeministri sqaroi se “Behtel dhe Enka” do të duhet të shfrytëzojnë 51% resurse të vendit, kurse pjesa tjetër nga jashtë, që të përfundojë projekti . Sipas tij nëse deputetët vetëm për këtë projekt strategjik me rëndësi kombëtare, pajtohen të ketë 60 orë javë pune, do të mbeten më shumë mjete për vendin.

“Askush nuk do të detyrohet të punojë 60 orë në javë. Secili që do të pajtohet vullnetarisht, sipas marrëveshjes kolektive do të paguhet jashtë orarit të punës dhe plus 50% për punë gjatë së dielës. Nëse mbetet 40 orë, projekti do të zgjat më shumë dhe do të paguhet fuqi më e madhe e punëtorëve dhe “Behtel dhe Enka” do të sjellin punëtorë të huaj” .

Kryeministri I bëri thirrje institucioneve kompetente në vend, si Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që të vendosin për këtë marrëveshje. /SHENJA/