Kovaçevski – Marin: “Mbështetja e fuqishme e ndërsjellë me Finlandën përforcon bashkëpunimin dhe të ardhmen evropiane”


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin, e cila ndodhet për një vizitë pune në vendin tonë, kanë zhvilluar një takim tete-a-tete, ku diskutuan për disa çështje me interes për të dyja vendet.
Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me Kryeministren Marin theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë në rajonin euroatlantik, veçanërisht në rajonin e Veriut të Lartë dhe në rajonin Baltik.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Marin u pajtuan se me rëndësi urgjente për Evropën është fillimi urgjent i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa kushte shtesë, të cilat Finlanda i rekomandon fuqishëm si njohje e plotësimit të të gjitha kritereve nga vendi ynë për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve për anëtarësim.

Dy kryeministrat në takim ushprehën të gatshëm për të mbështetur të gjitha potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe digjitalizimit.

Pas takimit tet-a-tet delegacionet zhvilluan takim dypalësh në të cilin morën pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska