Kovaçevski: “Mariçiq do t’i përgjigjet shumë më mirë funksionit të Dimitrovit”

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot tha se Mariçiq ka përvojë të mjaftueshme në fushën e integrimeve evropiane dhe se në aspektin operativ do t’i përgjigjet shumë më mirë atij pozicioni.

“Sa i përket negociatave me Bullgarinë, mund të them se ajo që u zhvillua, Dimitrov mori pjesë dhe në fund do të shtrohej pyetja me çfarë nuk pajtohet dhe kur nuk pajtohet. Për qëndrimin se nuk jam ekspert i politikës së jashtme, do të them se nuk ka asnjë ekspert universal për të gjitha çështjet. Kryeministri është ai që duhet të koordinohet me repartet”, është përgjigjur mandatari Dimitar Kovaçevski ndaj deklaratës së sotme të zv. kryeministrit në largim, Nikolla Dimitrov.

I pyetur se pse Dimitrov nuk mori mandat të ri në këtë departament, Kovaçevski tha se në sektorin për çështje evropiane fokusi kryesor duhet të jetë përgatitja e ligjeve reformuese, koordinimi i departamenteve tjera dhe harmonizimi i legjislacionit.

“Mariçiq ka përvojë të mjaftueshme në fushën e integrimeve evropiane dhe se në aspektin operativ do t’i përgjigjet shumë më mirë atij pozicioni.
Dimitrov është një diplomat karriere. Nuk do ta zvogëloja rëndësinë e tij, por mendoj se duhet të jemi ende korrekt në raport me ish-kolegët tanë”, tha Kovaçevski në “Top Tema”.