Kovaçevski: “Ky dimër do të jetë i tmerrshëm, do të ketë mungesë të ushqimit dhe energjisë elektrike”

Ky dimër do të jetë i tmerrshëm. Kështu paralajmëron kryeministri DImitar Kovaçevski. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai thotë se këtë vit do të ketë mungesë të ushqimit dhe të energjisë elektrike.

“Në Kombet e Bashkuara të gjithë flasin për krizën. Këtë vit do të ketë mungesë të energjisë elektrike dhe të ushqimit, në një pjesë të madhe të botës. Maqedonia e ka rritur prodhimin vendor të energjisë. Kemi siguruar energji elektrike për qytetarët dhe shfrytëzuesit e vegjël. Jemi munduar të sigurojmë rrymë përmes marrëveshjeve direkte me shtete tjera”, tha Kovaçevski, transmeton SHENJA.