Kryeministri Dimitar Kovaçevski, edhe njëherë sot ka përsëritur qëndrimin se zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend nuk janë të nevojshme sidomos në kohë të krizës energjetike dhe ekonomike. Ai tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024.
“Zgjedhjet do të jenë në termin e rregullt në vitin 2024. Në këtë moment shteti gjendet para një krize të madhe ekonomike dhe energjetike, por para nesh është edhe procesi i skriningut me BE, kështu që të gjitha resurset e shtetit dhe të gjitha kapacitetet e Kuvendit, Qeverisë dhe jashtë saj, duhet të jemi të fokusuar dhe energjinë ta drejtojmë që sa më shpejtë të mbarojë procesi i skriningut dhe të përballemi me krizën ekonomike dhe financiare. Kështu që në këtë moment zgjedhjet nuk janë në interes të qytetarëve”, tha Kovaçevski./SHENJA