Kovaçevski: Kemi miratuar disa vendime për tu përballur me krizën energjetike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se ekipi ekonomik ka mbajtur mbledhje ku janë miratuar disa vendime. Ai tha se janë siguruar mjete dhe kushte për ngrohje termike në Qytetin e Shkupit.

Sa i përket energjisë elektrike, kryeministri tha se do të ketë energji elektrike pa ndërprerje. Kovaçevski, tha se po subvencionohet 80% e faturës për 650 mijë amvisëri, ndërsa shtoi se mbi 70 mijë kompani, me fitim mbi dy milionë euro do të marrin energji elektrike të subvencionuar e cila është për tre herë më e ulët se ajo në bursë.

“Kemi sjellë vendim në tregun e rregulluar të jenë shkollat e mesme dhe fillore në të tërë shtetin pa dallim që obligimi për sigurimin e procesit arsimor është e komunave. Të gjitha objektet shëndetësore, kemi sjellë vendim, që të sigurohen nëpërmjet EMV-së me çmim më të volitshme nga ajo e bursës”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Kovaçevski tha se këtë krizë së bashku do ta tejkalojmë. /SHENJA/