Delegacioni qeveritar I prirë nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka shënuar festën e 2 gushtit në Krushevë. Kryeministri Kovaçveski theksoi se vendi do të vazhdoj me vendosmëri në rrugën evropiane, meqë kjo është rruga e së ardhmes dhe rruga e progresit, që ishte ide edhe ilindenasve.
“Jemi integruar edhe në NATO, si një shtet anëtar i respektuar, ndërsa dyert për ne I hapi edhe Bashkimi Evropian, duke pranuar veçantinë tonë si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase dhe si një shtet multikulturor, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e konceptit integrativ të idesë evropiane. Për të gjitha këto, Ilindeni është forca jonë për të ardhmen, Ilindeni është ngulitur thellë në kodin tonë. Ilindeni është kodi ynë. Është ideja e bashkimit dhe progresit që ndërton ura”deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër I RMV-së.
E kryetari i Kuvendit nga Qendra Përkujtimore KAÇKM në Pelincë tha se shteti i përbashkët duhet të rruhet dhe zhvillohet me përgjegjësi.
“Nëse sillemi me përgjegjësi dhe arsye ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve, me respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke e pranuar shprehjen e veçorive dhe karakteristikave të çdo një bashkësie etnike, kulturën, gjuhën, veçoritë e identitetit si e drejtë natyrore, atëherë rruga kah e cila duhet të ecim është moti e determinuar, që nga ilindenasit e parë. Ato kanë qenë të vetëdijshëm se vetëm me tejkalimin e kornizës së ngushtë dhe egoiste, me hapjen e trurit dhe përqafimin e fortë të të mirave që i ofron vendi ynë, do të jemi shembull për vlerë të re dhe të shtuar në rajon dhe më gjerë”,deklaroi Talat Xhaferi, Kryetari I Kuvendit.
E për kreun e opozitës, Hristijan Mickoski Ilindeni jep lekssione të mos dorëzimit, ndërsa tha se pas shumë padrejtësive ndaj popullit maqedonas është koha për një Ilinden tjetër.
‘’Këtu nuk kemi ndonjë përplasjesh të idealeve, por ekziston një llogari e elitës qeveritare e cila nëpërmjet tregëtisë me më të shtrejtën tone po e mban pushtetin. Pushteti për mua është përgjegjësi e madhe të udhëhiqet kurse pushteti për këtë elite është të na e vjedhin Maqedoninë tonë, dhe për atë këto 5 vite kjo qeveri është një katastrofë atomike e cila Maqedoninë jo vetë ekonomikisht por edhe në aspektin politik e ka kthyer mbrapa me dekada, duke i bërë dëm vendin në pozicionet strategjike që do të duhen dekada tjera për ta kthyer aty ku duhet’’, deklaroi Hristijan Micksoki, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.
2 gushtin e uroi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti duke vënë theksin mbi rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët mbi kauzat jetike të lirisë dhe paqes./KlanMacedonia/