Kovaçevski-Erdogan: “Hapim shumë dyer për investitorët turistik dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve”

Miqësia tradicionale me Turqinë gjithmonë është motivim për takimet e përzemërta me presidentin Rexhep Taip Erdogan, shënoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook pas takimit me presidentin Erdogan në Bruksel.

“E dënojmë agresionin rus dhe kemi mbështetje të përbashkët të fuqishme për Ukrainën e cila me guxim e mbron vendin e saj. U pajtuam të vazhdojmë me investime të përbashkëta në bashkëpunimin më intensiv që të hapim më shumë dyer për investitorët turk dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve”, shënoi kryeministri Kovaçevski në Facebook.