Kovaçevski dorëzon sot në Kuvend propozimin për Qeverinë e re

Sot kryetari i LSDM-së dhe njëherit mandatar për formimin e qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, do ta dorëzoj në Kuvend propozimin për kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet gjatë fundjavës gjegjësisht më datë 15-16, me çrrastë në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër pritet të nisë zyrtarisht punën.