Kovaçevski do të realizojë bisedë me kryeministrin e Ukrainës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, pas çka do të vlerësohet se çfarë ndihme mund t’i ofrojë Maqedonia e Veriut Ukrainës, përcjell TV21. Këtë sot e paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

“RMV ka ndihmuar në disa raste në situata të ngjashme dhe sigurisht që ne do të ofrojmë ndihmë. Kryeministri Kovaçevski sot do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal dhe një nga temat do të jetë pikërisht kjo, për llojin e ndihmës që mund të ofrojmë”, tha mes tjerash Arsovski.