Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot njoftoi se do ta ftojë në takim kreun e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski. Kovaçevski tha se ai do të propozojë që në takim të flitet vetëm për dy tema.

“Unë planifikoj edhe ta ftoj në 10 ditët e ardhshme, në takim, në të cilin do të flasim për dy tema. Tema e parë do të jetë…që unë do t’i propozojë si tema, normalisht si nikoqir, si kryetar i Qeverisë. Tema e parë do të jetë marrja e vendimeve të nevojshme për integrimin e RMV-së në BE dhe e dyta, harmonizimi i qëndrimeve për marrëdhënie me të gjitha shtete fqinje të RMV-së”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv