Kovaçevski: Aparati për terapi rrezatimi do të mundësojë trajtim shëndetësor cilësor për pacientët onkologjikë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, me rastin e Ditës së Pavarësisë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali morën pjesë në prezantimin e aparatit për terapi rrezatimi për pacientët onkologjikë në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”. Aparati, i cili plotësisht duhet të funksionojë deri në fund të vitit, e prezantoi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov.

“Kam nderin që sot në festën shtetërore 8 Shtatori jemi të gjithë bashkë këtu në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, ku nga ana e ekipit menaxhues u prezantua aparati i terapisë për rrezatim për pacientët onkologjikë.

Me këtë aparat, që pritet të jetë plotësisht në funksion deri në fund të vitit, duhet të lehtësohet ndjeshëm presioni në repartin onkologjik të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, pasi që një e treta e pacientëve atje shërbimi shëndetësorë dhe kujdesin do të vazhdojnë ta marrin në spitalin “8 Shtatori” me akselerator cilësor të një gjenerate të re, akselator të tillë nuk ka në rajon, ky është i një gjenerate re.

Si Qeveri e përgjegjshme që kujdeset para së gjithash për qytetarët dhe punon në interes të tyre, bëmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar kushtet dhe lejet e nevojshme dhe ti vëmë ato në funksion.

Prandaj simbolika e sotme është e qartë. Jo rastësisht kemi zgjedhur Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin për të prezantuar këtë projekt të rëndësishëm në spitalin me të njëjtin emër.

Investime të tilla për Qeverinë janë prioritet, sepse synimi ynë është përmirësimi i shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe investimi për nevojat reale të qytetarëve.

Mënyra e mirë e menaxhimit dhe qasja strategjike japin rezultate të mira dhe të dukshme. Krijojnë kushte për shërbime cilësore ndaj qytetarëve, gjë që duhet të jetë prioriteti më i lartë për të gjithë bartësit e funksioneve publike.

Investimi në shëndetin publik nënkupton përmirësimin e kushteve të punës për mjekët tanë, profesorët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, por mbi të gjitha investim në shërbimet shëndetësore më cilësore.

Në këtë drejtim, shpreh falënderimin tim personal për përkushtimin dhe qasjen partnere të mbështetësve të investimeve, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë në vend, i cili në kushtet e pandemisë ishte më i rrezikuari.

Me këto investime, Qeveria shpreh vendosmërinë e saj të fortë që të vazhdojë investimet në sistemin shëndetësor, që nënkupton cilësi më e mirë e jetës dhe jetëgjatësi për çdo qytetar.

Investimet në shëndetin publik do të thotë qytetarë të kënaqur dhe punonjës shëndetësorë të motivuar.

Kemi krijuar një Spital të Qytetit të rinovuar, modern dhe mbi të gjitha shumë profesional, që vazhdon të zhvillohet sipas të gjitha standardeve botërore, profesionalizmi është inkorporuar që në fillimet e ekzistencës së tij.

Për ne si vend është shumë e rëndësishme investimi në kapitalin njerëzor, i cili është parakusht për progres dhe zhvillim. Është një aspekt i qeverisjes së mirë që ne të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë.

Për dy vjet janë dhënë më shumë se 5000 pëlqime për punësim në shëndetin publik. Ne kemi realizuar 446 punësime të reja në shëndetësinë publike gjatë pandemisë, nga të cilat 164 mjekë, 247 motrave medicinale dhe 35 specialistë kanë marrë statusin e të punësuarit të përhershëm.

Në të njëjtën kohë kemi punuar edhe për rritjen e pagave të personelit mjekësor. Në katër vite paga bazë e mjekut specialist është rritur me 40%, motrave medicinale me 23%, e mjekëve të përgjithshëm me 25% dhe 15% e punonjësve të tjerë shëndetësorë.

Vetëm me këtë qasje sistematike, veprim sistematik që mbulon të gjithë sistemin shëndetësor mund të arrijmë sukses.

Me dinjitet dhe krenari, ne vazhdojmë të investojmë në çdo segment të shoqërisë, pra në zhvillimin e vendit tonë dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë.