Kostov: Për herë të parë në shtet, pacienti me Kovid-19 hiqet nga makina respiratore


Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup para tre orëve nga makina respiratore është hequr një pacient 37 vjeçar, i cili para tre javëve është pranuar në gjendje të rëndë. pacienti vetë merr frymë dhe gjendja e tij tani është e qëndrueshme, deklaroi për MIA-n drejtori i këtij institucioni shëndetësor Hristian Kostov.

Ai theksoi se pacienti pesë-gjashtë ditë pranon terapi të ozonit, ka protokoll të trajtimit dhe i japin antibiotikë dhe ilaçe antiinflamatore.

“I duhet kohë organizimit. Ne provojmë. Nëse i bie saturimi (prania e oksigjenit në gjak) mundet sërish ta vendosim në makinë respiratore. Duhet t’i jepet kohë. Nevojiten 24 deri në 48 orë që plotësisht të jemi të sigurt se pacientit nuk i duhet makinë respiratore. Ky është rezultat i angazhimit të të gjithë ekipit në spital i cili punon shumë”, tha dr. Kostovi.

Nga fillimi i epidemisë e deri më tani, ky është pacienti i parë në shtet, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore 12 ditë kanë qenë në makinë respiratore, ndërsa tani nuk ka nevojë nga një asistim të tillë.