Kostadinov: LSDM dënon shpërthimin e mjetit shpërthyes ndaj objektit të Misajllovskit

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov u shpreh se ai personalisht por edhe partia që përfaqëson ai LSDM, dënojnë shpërthimin e mjetit shpërthyes ndaj objektit të nënkryetari të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.

Ai ju bëri thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin dhe ta gjejnë kryesin.

“Më i thirruri në këtë rast në Naqe Çulev, ministri i MPB-së, të cilin kemi mundësi si qytetarë të shohin se si po keqpërdor MPB-në. E pamë se si incizon video për qëllime partiake, në vend që të kujdeset dhe të merret me detyrat e tij si ministër”, tha Kostadinov.

Kostadinov i cilësoi si të rreme deklarimet e kreu të OBRM-PDUKM-së kur akuzon LSDM-në për ngjarjen në objektin e Misajllovskit.

“Dehe një herë duhet të them se bëhet fjalë për lajme të rreme dhe i bëj thirrje Mickoskit të thotë nga e ka marrë informacionin. I bëjmë thirrje MPB-së ta hetojë rastin dhe ta vërtetojë lajmin e rremë të Mickoskit”, tha Kostadinov.