Kostadinov: E turpshme është sjellja e Mickoskit, nuk respekton masat

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se “i gjithë opinioni dje dëgjoi se si i papërgjegjshmi Hristijan Mickoski i shkeli masat dhe obligimet për parandalimin e coronavirusit”.

Kostadinov thotë se mosrespektim të masave dhe lajme të rreme është ajo që ua ofron Mickoski qytetarëve.

“Si nuk të vjen trup, Mickoski? Si nuk të vjen turp? Sjellja jote e djeshme është dëshmi e drejtpërdrejtë se pse kemi valë të dytë, dhe se kjo vjen nga mosrespektimi i masave dhe mosdënimi nga MPB, dhe jo pse Qeveria nuk ka strategji të mirë”, deklaroi Kostadinov.

Kostadinov pyeti Mickoskin si nuk i vjen keq për të sëmurë, për mjekët, për ata që, siç thotë Kostadinov, teje dhe njerëzit si ti që nuk respektojnë masat tani duhet të ndodhen në karantinë.

“Ja sjellja e OBRM-PDUKM-së, përmes sjelljes tënde shihet deri në fund: qëllimshëm dhe në mënyrë të organizuar nuk i respektoni masat”, thotë Kostadinov duke shtuar se Mickoski edhe publikisht gënjeu kur tha se nuk ka qenë i njoftuar me rregullat.