Vdes nga Covid-19 pacientja shtatzënë


Klinika Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020. Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë Klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.