Kosovë,ja sa raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se nga gjithsej 424 testime të kryera brenda 24 orëve, pozitiv me kor*onavi*rusin e ri (Covid-19) kanë rezultuar 187 persona.

Me statistikat e fundit, numri total i rasteve pozitive me kor*onav*irus në Kosovë shkon në 5.118, nga gjithsej 28.640 testime të realizuara. 108 raste me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet.

Brenda 24 orëve janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2.370. Për momentin në Kosovë ka 2.640 raste aktive me Covid-19.