Kosovë: Shifra marramëndëse me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 vik*tima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1.006 raste të reja të të infektuarve me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 82 persona dhe janë kryer 6 mijë e 784 testime. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 112.653 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2276 kanë përfunduar me fa*talitet. Nga Covid janë shëruar 105.963 persona, kurse gjithsej janë 4414 raste aktive.

Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vd*ekjes. Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963. Në total numri i rasteve aktive është 4.414.