Kosovë, raportohet për një tjetër rast dhu*nimi

Policia e Kosovës ka raportuar se të mërkurën, më 19 maj ka arr*estuar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës pen*ale “dhu*nim” të një vajze në moshë të mitur, në qytetin e Mitrovicës.
Sipas një komunikate të Policisë, rasti i dhu*nimit është raportuar më 18 maj.
Aty është thënë edhe se me vendim të prokurorit vik*tima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Më 19 maj, dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile kanë pro*testuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla.
Pro*testuesit kanë kërkuar futjen e lëndës së Edukatës se*ksuale në planprogramin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të psikologëve në shkolla.
Javën e kaluar, mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për nga*cmim se*ksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Drejtoria e kësaj shkolle, përmes një komunikate për media, ka thënë se që nga pranimi i videos (më 24 prill), nga burime të paidentifikuara, për rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.
Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijë (KOMF), i ka bërë thirrje Qendrës për Punë Sociale që me prioritet të ofrojë shërbime për mbrojtjen dhe rehabilitimin për fëmijën dhe të ndërmerren të gjitha shërbimet e nevojshme për fëmijët e tjerë.