Kosovë, punëtori shet veturën dhe mjetet e punës në vlerë 9,500 euro – shefi e lajmëron në polici

Një pronar i një firme private ka raportuar në polici se punëtori i tij ka marrë veturën e punës bashkë me mjete të punës dhe i ka shitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I dyshuari është arrestuar, dhe vetëm vetura i është kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

KEQPËRDORIM I BESIMIT

Fushë Kosovë 12.07.2024 – 19:30. Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur. Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.