Kosovë: Ministri Latifi flet për masat e reja

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19.

Latifi pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.
Ndër masat që është raportuar se do të ndërmerren pas rritjes enorme të rasteve me koronavirus është kthimi orës policore dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë.
Vetëm dje në Kosovë janë regjistruar 2050 raste me koronavirus.