Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka paralajmëruar reagim të ashpër në momentin që vihet gjoba e parë. Një ditë para se të nis zbatimi i vendimit të fundit të qeverisë për targat Lista Serbe ka paralajmëruar se gjoba e parë do të jetë arsye për reagim të ashpër në veri të Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe deputeti, Igor Simiç, ka thënë për mediat serbe ka hedhur akuza ndaj kryeministrit , Albin Kurti.
IGOR SIMIQ – NËNKRYETAR I LISTËR SERBE
“Që nga dita e parë e qeverisjes së tij në Prishtinë, qëllimet e tij mund t’i shiheshin në kokë dhe në veprime. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe Listës Serbe është normal, dhe kjo më së miri pasqyrohej në paralajmërimit që kemi dërguar pasa dite”. Simiç pretendon se “nuk ka asnjë serb të vetëm që vullnetarisht do të hiqte dorë nga shteti i Serbisë, e as t’i zëvendësojë targat që lëshohen nga Serbia”.
Gjobat prej 150 eurosh për serbët që nuk i kanë konvertuar targat sipas vendimit të ri të qeverisë do të nisin më 21 nëntor ndërsa nga data një nëntor për tri javë do të ketë vetëm vërejtje. Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli e vlerëson të gabuar vendimin e kryeministrit për targat.
FATMIR SHEHOLLI – DREJTORI I INSTITUTIT PËR AFIRMIMIN E MARRËDHËNIEVE NDËRETNIKE
Që nga 1 nëntori, masa e riregjistrimit të targave në RKS do të nis, ndonëse e shkallëzuar, që deri në prill të vitit tjetër të mos ketë më targa të lëshuara nga MPB-ja serbe.