Kosovë/Lajm i mirë për punëtorët shëndetësorë, nga ky muaj u paguhen shtesat deri në 300 euro

Ministri Armend Zemaj i ka kërkuar Kryeministrit Avdullah Hotit që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, ndërsa kjo u aprovua sot.
Kështu ka bërë të ditur vet Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i Zemajt:
Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.