Kosovë, koronavirusi i merr jetën edhe një mjeku

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari ka humbur betejën me Covid-19.

Kjo është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku i ndjeri ishte edhe anëtar i Kuvendit.

Gjendje e të ndjerit ishte përkeqësuar ditëve të fundit dhe po trajtohej në Spitalin e Gjakovës.

Zarari, 51-vjeç, i shtohet listës së mjekëve të cilët kanë vdekur për shkak të Covid-19.

Gjatë ditës së djeshme, pas komplikimeve nga Covid-19, jetë ndërroi edhe mjeku Lulzim Kolgjerajn nga Prizreni