Kosovë, gjashtë vik*tima dhe 241 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit edhe gjashtë vik*tima nga koronavirusi dhe 241 raste të reja pozitive.
Këto të fundit rezultuan nga testimi i 419 mostrave. Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 150 raste të vd*ekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste komuna Gjilan 21 raste komuna Ferizaj 17 raste komuna Podujevë 13 raste komuna Viti 12 raste komuna Mitrovicë 9 raste komuna Vushtrri 9 raste komuna Gjakovë 9 raste komuna Fushë Kosovë 8 raste komuna Kamenicë 8 raste komuna Lipjan 8 raste komuna Prizren 8 raste komuna Rahovec 6 raste komuna Obiliq 4 raste komuna Drenas 3 raste komuna Kaçanik 3 raste komuna Klinë 3 raste komuna Shtime 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Pejë Malishevë Skenderaj Suharekë dhe nga 1 rast Deçan Zubin Potok dhe Dragash.