Kosovë: Fqinji kër*cënon fqinjin me ar*më zjarri për shkak se u lidh në “wi-fi”-në e tij

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në fshatin Bllacë të Suharekës, ku plasi sherri mes fqinjëve për shkak të internetit.

Gazeta mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur një qytetar i shkoi fqinjit të tij në oborr duke e kër*cënuar me ar*më zja*rri.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak se vik*tima ishte kyçur në “wi-fi”-në e të dyshuarit, në mënyrë të parregullt.

Kjo siç duket e ten*sionoi të dyshuarin, i cili mori një fqinj tjetër dhe i shkoi papritmas vik*timës në oborrin e shtëpisë, duke e ka*nosur më jetë.

Pasi kreu “punën” i dyshuari është larguar nga shtëpia e fqinjit, por rasti nuk mbaroi këtu. Vi*ktima që u përball me kër*cënim në shtëpinë e tij, vendosi ta denoncojë rastin në stacion poli*cor.

Një patrullë poli*core i është përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë intervistuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar se ka kano*sur fqinjin e tij.

Lidhur me këtë rast Prokuroria ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast dhe i njëjti të hetohet për veprën pen*ale “Kano,*sje”.