Kosovë, fillojnë përgatitjet për vaksinimin e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë kanë nisur përgatitjet për fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë. Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në lu*ftën me pandeminë Covid-19.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi. Vaksinimi u bë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Edhe sot do vazhdoj vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në sallën “1 Tetori”.

Në Kosovë më 28 mars, arriti kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave 24.000 doza të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.
Kosova këto vaksina i ka marr si donacion nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.