Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshën e tij në Malishevë.
Sipas raportit, dhuna e tij ndaj nënës dhe gjyshës erdhi pasi ato nuk i kanë dhënë para.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 17.05.2023 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.