Kosovë, deputetja Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj infektohen me Covid-19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kadaj-Bujupi ka njoftuar se veç saj janë infektuar edhe vajza dhe djali i saj.

“Të dashur miq. Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në profilin e saj ‘facebook’.