Policia kosovare arr*estoi dy persona të cilët e kanë kërc*ënuar me vdekje gazetarin Vehbi Kajtazi, sepse i quajti kr*iminelë anëtarët e grupit të ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës”, gjegjësisht shtetas kosovar të cilët i shkaktuan incidentet e përgjakura në maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në letrën deri te Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Kajtazi informon se, pas deklaratës së tij nga e hëna e kaluar, më 13 dhjetor, në një emision debativ në TV Dukagjini ka marrë kërcënime të shumta, me të cilën tani merret Sektori për Krime të Rënda pranë Policisë së Kosovës.
“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze”, thuhet në letrën e mbrëmshme të Kajtazit deri te AGK, pas së cilës mediumet e publikuan lajmin për arrestimin e dy kërcënuesve.