Kosovë/6 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe kaq persona kanë bërë sot testet për koronavirus

24 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, po vazhdojnëtë jenë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

Derisa gjashtë nga këta të hospitalizuar janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe 18 të tjerë janë në gjendje stabile, pesë persona të dyshuar si të infektuar me këtë virus janë duke pritur rezultatet e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tutje ka shtuar se të dhënat nuk janë definitive dhe mund të ndryshojnë gjatë ditës.

” Në Klinikën Infektive sot ka pasur të hospitalizuar 24 pacientë me Covid-19. 18 të sëmurë janë në gjendje stabile, 6 të tjerë kanë pasur gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë me oksigjenoterapi. Pesë pacientë të tjerë kanë qenë të dyshuar në pritje të rezultateve të RT-PCR nga IKSHPK”, ka thënë Hoti për Metron.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK’së janë realizuar 20 teste, ku 15 prej tyre kanë rezultuar negativë, kurse pesë persona të tjerë janë duke pritur rezultatet.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 61 raste të prekura me këtë virus, ku një nga të prekurit ka ndërruar jetë, ndërkaq numri po vazhdon të rritet.

Vetëm gjatë ditës së hënë është regjistruar numri më i madh i të prekurve me këtë virus në vendin tonë, ku nga 100 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me personat e infektuar, 26 nga ta kanë dalë pozitiv me COVID-19.