Kosovarja me nofkën ‘dreqi i vogël’ refuzon t’i quajë vjehërrit nënë dhe babë, ‘vërshohet’ me komente

Një e re që jeton në Gjermani së fundmi ka marrë shumë komente në një video që ka shpërndarë në Tik-tok.

Ajo thotë se në të ardhmen refuzon t’i thërrasë vjehërrinë nënë e baba.
Sipas saj, vendin e nënës dhe babait nuk e zë askush dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk dëshiron që ta bëjë këtë.
Videoja e saj është komentuar shumë në rrjetet sociale, dhe shumica kanë qenë kritika duke cilësuar këtë si mosrespekt.

Ajo ka folur për ATV duke dhënë arsyet e veta rreth kësaj çështje.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=4255796731187800