Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë.
Një grua, sot 35-vjeçare, e cila është përgjigjur për mashtrim para Gjykatës Pe.nale të Lucernit, sot, ka përfituar nga zemërmirësia e një të moshuari.
Ajo ka marrë nga ai gjithsej 278.800 franga dhe i ka shpenzuar ato në kazino, në vend që t`i përdorte për qëllimet për të cilat i kishte marrë.
Prokurori kërkon një dë*nim me tre vjet bu*rg për të ak*uzuarën, nga e cila ajo duhet të vuajë një vit bu*rg efektiv.
Aktak*uza, e ngarkon gruan për mashtrim përmasash masive.
Ajo ishte takuar me vi*ktimën në vitin 2013 në funksionin e saj si shitëse përmes telefonit (call Center) dhe më pas e kishte vizituar disa herë. Edhe atëherë, sipas deklaratës së tij, i moshuari i kishte dhënë asaj 36,000 franga. Ajo i kishte premtuar atij seks në këmbim, por procedimet pe*nale pastaj ishin ndërprerë pasi nuk mund të provohej mashtrimi.
Ndërsa pretendimet që tani janë duke u proceduar në gjyq kanë të bëjnë me vitet 2016 dhe 2017, kur e ak*uzuara sërish ishte paraqitur tek burri në fjalë, në një komunë rurale në Lucern dhe i kishte kërkuar vazhdimisht para. Paratë ishin, sipas saj për të paguar qiranë, borxhet e sigurimit, rregullimin e dhëmbëve, për makinë ose për dy fëmijët e saj. Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë.
Në këtë mënyrë, sasia e parave të përfituara kishte arritur në 278 mijë franga.
Sipas prokurorit, kjo përfituese e ndihmave sociale ka hedhur në bixhoz, respektivisht në kazino, të paktën 200,000 franga të parave të marra nga plaku. Ajo, sipas prokurorit, e kishte shfrytëzuar me qëllim të keq mirësinë e vi*ktimës së saj. E ak*uzuara nuk e mohon që ka marrë paratë nga 80 vjeçari. Por ajo mohon të ketë mashtruar atë për qëllimin e marrjes së parave dhe për aftësinë për të shlyer borxhin ndaj tij.
Burri i mashtruar thotë para gjyqit se ai nuk e ka ditur asnjëherë se ajo kishte varësi nga bixhozi ndërsa ajo thotë se i kishte treguar atij për varësinë.
Gruaja ka përfituar nga mosha, natyra e mirë dhe dëshira e burrit për shoqëri fizike, ka thënë tutje prokurori. Ajo e dinte që ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se ajo po e gënjente. Veprimet e saj duhet të përshkruhen si jashtëzakonisht egoiste dhe të pamëshirshme. Prandaj, prokurori publik kërkon një dënim me tre vjet bu*rg për të ak*uzuarën, prej të cilëve, një vit bu*rg efektiv.
Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësinë për klienten e vet. Burri duhet ta ketë ditur që gruaja nuk ishte solvente (e aftë për shlyerjen e borxhit), se ajo shkonte në kazino, ishte e varur nga lojërat e fatit dhe i duheshin paratë për të paguar borxhet e bixhozit, ka thënë ai.
Ishte e padiskutueshme që paratë po derdheshin, por shuma e saktë është e paqartë, ka thënë mbrojtësi. Është e qartë se klientja e tij mund të ketë marrë 180,000 ose 200,000 franga, por në asnjë mënyrë 287,800 franga.
Gjykimi do të shpallet me shkrim, në një datë të mëvonshme.