Kosovarja e burgosur në Siri kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë (VIDEO)


Hera e fundit që foli me motrën e tij është para dy dite. Arton Sekiraqa nuk e di a do të ketë mundësi të bisedojë sërish me Ermirën, e cila ndodhet në një kamp të ISIS”it në Siri.

Motra, në telefonatën e fundit, i ka treguar Artonit për rrezikun që e pret atë brenda këtij kampi ku janë të mbyllur 8 mijë vetë; kryesisht gra dhe fëmijë.

“Ngom, nesër vjen një njeri e kam emrin Harun. Ka me i lexu ni letër me emra. Nuk e di a e kom emrin aty a jo. Nëse e kem na marrin na qojn dika se di ku. Unë shpejt të kallxoj ty”.

Tashmë një jave në kampin ku Ermira po mbahet me dy fëmijët e saj, pjesëtarë të ISIS po i marrin gratë dhe po ua shesin pjesëtarëve në zonën e luftës.

14 gra, sipas Ermirës, tashmë u larguan me forcë, e në listën tjetër të njëjtin fat mund ta ketë edhe Ermira.

Ermira nga Prishtina, ishte nisur për në Siri para katër vitesh me bashkëshortin e saj, i cili tashmë është vrarë gjatë luftimeve kurse ajo është martuar me një shqiptar nga Maqedonia për fatin e të cilit nuk dihet.

Shpresa e vetme për familjen Sekiraqa nga Prishtina ka mbetur ndihma nga shteti i Kosovës.

Ka tre muaj kur Artoni ju është drejtuar me një kërkesë.

Sekirqa po mundohet në çdo formë ta kthej motrën e tij në Kosovë e cila po jeton tmerrin bashkë me dy fëmijët e saj; Ismailin 3 vjeç dhe Ibrahimin 6 muajsh.

Në këtë kamp përveç Ermirës janë edhe 3 gra tjera nga Kosova. Njëri nga Gjilani një nga Prireni dhe një tjetër nga Mitrovica me nga dy fëmijë secila.

Ministria e jashtme nuk ka dhënë asnjë përgjigje për T7 se a ka bërë diçka lidhur me kërkesën e familjes Sekiraqa.

Ndërkohë çdo ditë e qëndrimit të Ermirës në këtë kamp është rrezik për të dhe femrat që jetojnë aty.

https://youtu.be/IIbvCgHpuF0