Disa video të shpërndara në rrjetet sociale kanë krijuar pasiguri tek shumë qytetarë edhe në Kosovë.
Po supozohet se përmbajtja e vaksinës po krijon përmbajtje magnetike.
Për fizikantin Jahja Kokaj dicka e tillë është tërësisht e pamundshmë të ndodhë në realitet.
“Po them me përgjegjësinë ma të madhe se ato fotografi janë të rreme, qëllimkëqija”.
Edhe fizikantët ndërkombëtarë thonë se këto foto e video janë krijuar përmes trukeve të ndryshme.