Kosovari që u bullizua për pamjen fizike: “Prej që njoh veten më kanë bullizuar, më kanë qitë përtokë”

31 vjeçari kosovar, i quajtur Labinot Azemi, ka treguar se ishte bullizuar për shkak të pamjes fizike. Ai ka thënë se prej që e njeh veten ka qenë i bullizuar dhe kjo ka bërë që të bjerë në depresion.

“Dukem ndryshe dhe kjo më ka penalizuar tërë jetë. Pse unë duhet me qenë ndryshe. Prej që e njoh veten, gjithmon jam kanë i bullizuar deri në atë pikë sa kam ra në depresion dhe mos me dalë prej shtëpisë, thjesht me ra përtoke”, shprehet ai në Atv.

Ai thotë se ka qenë i bullizuar edhe në shkollë.
“Gjithmonë jam kanë i shtypur dhe nuk kam reflektu”, shprehet ai.
Ai thotë se kjo ka ndikuar që ai të mos ketë edhe një vend pune.