Kosovari që shpëtoi një grua serbe nga zjarri rrezikon të dëbohet nga Zvicra


Muaj më parë në media u portretizua si hero.

I riu nga Kosova me emrin Mexhid shpëtoi nga zjarri një grua serbe. Për më tepër, ky akt u përshëndet edhe nga fakti se një shqiptar i doli në ndihmë një serbeje.

Por nuk përfundoi me kaq. Pikërisht kjo situatë nxori në pah se Mexhidi ishte pa leje qëndrim në Zvicër.

Ai u shfaq në kompjuterët e policisë, e cila sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.

“Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë ditore prej 4500 frangash për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor. Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin. Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin”, shkruan media zvicerane 20min.ch

“Ligji është i njëjtë për të gjithë. Por, më duket skandaloze që një hero që shpëtoi një jetë duhet të dëbohet nga vendi”, është shprehur Ivana. Ajo tregon se Mexhidi nuk e ka menduar se kur t’i vijë në ndihmë, pavarësisht rreziqeve fizike dhe ligjore.

Ndërsa një banore tjetër shprehet: “Zvicra është e pamëshirshme, do të bëj çdo gjë të mundshme për të ndihmuar shpëtimtarin e saj. Por tani për tani Mexhidi duhet të thirret në polici këtë javë”.

Ai paraprakisht është gjobitur me mbi 4500 franga, por më e keqja rrezikon deportimin e tije.