Një qytetar nga Kosova që jeton në njërin prej qyteteve më të prekura në botë nga koronavirusi ka bërë lutje që të merren masat e duhura për mbrojtjen nga ky virus.
Gjokë Gojani tha se jeton në Bergamo të Italisë, ku deri më tani janë shënuar mijëra raste të personave të infektuar me koronavirus, e ku qindra të tjerë kanë vdekur.
Ai thotë se situata është shumë kritike e se edhe në Itali kanë gabuar në fillim me hapat e marrë karshi parandalimit.
Tutje, ai ka bërë të ditur se askush nga familja e tij nuk është i infektuar deri më tani.
“Rregullat janë të thjeshta por me vlerë të madhe”, ka shkruar ai.
Deri më tani Kosova është ndër vendet e pakta që nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me virusin korona. Sot është bërë e ditur se janë dërguar për analizë mostrat e disa pacientëve.