Kosovari ma*shtrohet në Facebook, paguan 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë që ia ka “trashëguar” një i afërm

Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Gati të gjithë e kemi pranuar një mesazh në e-mail ose në rrjete sociale se një i afërm i yni, që jeton diku larg në botë, për të cilin nuk kemi dëgjuar kurrë më parë, në testamentin e tij na ka përmendur edhe neve, duke na lënë “tr*ashëgim” miliona dollarë.
Por, duket se jo të gjithë e kanë kuptuar se ky është thjesht një ma*shtrim.

Të paktën jo një banor i fshatit Manastiricë e Prizrenit.
Burime të mediave brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ai ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë se t’i ka lënë trashëgim një i afërm. Mediat mësojnë se prokurori ka urdhëruar nisjen e he*timeve për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si “Ma*shtrim”.