Kosovari kapet në Maqedoni duke trafikuar migrantë, arrestohet

Më 22.11.2024, rreth orës 20:00, në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Reintegrim – Kumanovë, si dhe Njësia Mobile për Masa Kompensuese, arrestuan F.Sh. (26) nga Kosova. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Golf 7” me targa kombëtare të Kosovës, që ai po drejtonte, u gjetën shtatë persona migrantë: tre nga India, dy nga Pakistani, dhe nga një person nga Nepali dhe Bangladeshi.

Prokurori publik është njoftuar për rastin, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Tranzit-Tabanovc dhe në Qendrën Pranuese për të Huaj-Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.