Kosovari cak i hajnave në Shqipëri, i vidhen një shumë parash në automjet – në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi i vodhi një shumë parash një shtetasi kosovar në Lungomare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20””.

Sipas Policisë 36-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.