Muharrem Vuciterna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, është një i ri, i cili po lufton për jetën, pasi ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë.
Më 12 korrik, vetëm dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të, Muki po qëndronte para veturës së tij të parkuar, duke i marrë disa gjëra, kur një shofer i pakujdesshëm, duke lëvizur prapa në një rrugë njëdrejtimëshe, u përplas në pjesën e përparme të veturës së tij.
Muki u shtyp ndërmjet veturës së tij dhe një veture tjetër, që ndodhej pas tij. Këmba e tij e djathtë u thye rëndë. Në atë çast, jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.
Muki u dërgua në spitalin Jacobi, ku iu nënshtrua disa operacioneve për 10 orë, jo vetëm për ta shëruar këmbën e tij, por edhe për të shpëtuar jetën e tij, pasi humbi 4 litra gjak gjatë kësaj përvoje të vështirë.
Ndonëse ende ka shpresë, ai ende ndodhet në koma artificiale, ndërsa kirurgët e tij druajnë se nëse këmba e Mukit nuk funksionon mirë, ajo do të duhet t’i amputohet.
Rruga e tij drejt rimëkëmbëjes do të jetë e gjatë, dhe ai nuk do të mund të punojë për një kohë për të gjeneruar të ardhura për të mbuluar shpenzimet e tij.
Kësisoj, shoqëria e tij ka nisur një fushatë në GoFundMe, për të mbledhur donacione për të, në mënyrë që ai të mund t’i kthehet një lloj normaliteti gjatë dhe pas kësaj kohe të vështirë.
Për ta ndihmuar klikoni KËTU.