Kosovarët deklarohen si homoseksualë për të fituar azilin në Francë e Gjermani. Janë këto dallaveret e azilkërkuesve kosovarë për të fituar “azilin” në Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë apo vende të tjera të BE-së.
Emigrantët, sikur edhe shumë shqiptarë që po ikin nga Kosova, po i përdorin të gjitha mënyrat që të mbesin në shtetet ku kanë shkuar, vetëm e vetëm që të mos kthehen
mbrapa. Madje, ka edhe të tillë që deklaro-
hen si “homoseksualë” dhe se janë të rrezikuar në rast se do të kthehen në Kosovë! Pra, emigrantët konvertohen në “pedera” për ta fituar më lehtë azilin në vendet e BE-së!
Sipas të dhënave nga shtetet e Perëndimit, të tillë janë deklaruar 500 sosh vetëm nga Kosova dhe Shqipëria. Por, duket se ky konvertim nuk është i sinqertë, është fals…
Sidoqoftë, një mori njerëzish bëjnë çmos, madje bëhen edhe homoseksualë vetëm e vetëm që të mbesin në shtetet e Perëndimit!