Kosovarët nuk e ndalin dhunën ndaj grave, 4 raste vetëm brenda ditës së djeshme

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në vendin tonë brenda 24 orësh, njofton Policia e Kosovës. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga burrat e dyshuar për dhunë ndaj gruas, ndodhet në arrati.
Në fshatin Sllatinë e Epërme, viktima grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi e njëjta është sulmuar nga burri i saj i cili ndodhet në arrati, njofton Gazeta Express.

Në suHarekë, një grua ka njoftuar se ndaj saj, bashkëshorti dhe familja e tij disa herë kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit.

E një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Graqanicë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull, K-serb, i cili në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, K-serbe. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se shoqëria civile, së fundmi ka mbajtur protesta me moton “Boll ma”, duke dalur në përkrahje të gruas dhe duke dënuar dhunën në familje./Pacensure