Kosovarët renditen në mesin e popujve që përjetojnë më pak nervozë brenda ditës. Kështu të paktën thotë rezultati i një ankete të realizuar nga platforma Landgeist. Vendi ynë është renditur me 13% në mesin e popujve më pak të zemëruar.
Finlanda llogaritet të jetë vendi i cili e përjeton më së paku zemërim me 5%, pas saj renditet Estonia me 6%, Portugalia dhe Holanda me 8%, Suedia me 9% si dhe Norvegjia me 11%. Sipas kësaj ankete brenda një ditë më së shumti zemërim përjeton populli turk me 48%, ndërkaq maqedonët janë të dytët me 26%. Anketën e plotë mund ta gjeni KËTU