Kosovarët me ar*më pa leje, konfiskohen afro 700 ar*më

Weapons and military equipment for army, Assault rifle gun (M4A1) and pistol on camouflage background.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2022 janë konfiskuar afro 700 ar*më ilegale në Kosovë.

“Nga data 01.01.2022 deri me datë 30.06.2022 janë konfiskuar 699 ar*më llojesh të ndryshme”, ka thënë Policia e Ksoovës. Ministiria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) në fillim të këtij viti për rtv21.tv kishte thënë se rreth 250 mijë ar*më ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë. Ndërsa gjatë periudhës së legalizimit nga 17 dhjetori 2018 deri 17 shtator 2019 ishin paraqitur afro 2000 kërkesa për legalizim të ar*mëve. MPB për rtv21.tv pati deklaruar se po planifikon që sa më shpejt që është e mundur të shpallen fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të ar*mëve.

Lidhur me këtë, portali rtv21.tv ka kontaktuar prapë më Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kuptuar se a do të ketë ndonjë periudhë për legalizimin e ar*mëve, mirëpo, të njëjtit ende nuk janë përgjigjur. Policia e Kosovës ka deklaruar se në vazhdimësi kanë ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e ar*mëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme.

“Në aspektin e parandalimit përveç policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, ka thënë Policia e Kosovës. Gjatë vitit të kaluar (2021) janë konfiskuar hiç më pak se 1 mijë e 280 ar*më ilegale dhe 42 mijë e 31 lloje të ndryshme të municionti./21Media